Fshati Krajkë i Sipërm në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë po përballet me probleme të shumta. Banorët e mbetur aty thonë se këtij fshati i mungon uji vaditës, ai i pijshëm që është me probleme dhe infrastruktura rrugore. Hysen Daka banor fshatit Krajkë i Sipërm thotë se si rezultat i mungesës së investimeve bazike, banorët janë detyruar të largohen. Më kryesorja mbetet rruga e cila sipas tij ka nisur gjatë fushatës elektorale por që nuk përfshin gjithë fshatin. Megjithatë, Daka shprehet se tashmë mund të jetë vonë pasi rreth 60% e banorëve janë larguar.

Avni Dervishi është tjetër banorë i këtij fshati. Avniu me detyrë kryetar i fshatit Krajkë i Sipërm thotë se kërkesa më emergjente ka qenë për rrugën e cila tashmë po asfaltohet.

  Asfaltimi i rrugës do të kursejë kohën e banorëve të Krajkës që duan të udhëtojnë drejt Bulqizës apo Peshkopisë.