Numri nxënësve po vjen çdo vit e në rënie në vendin tonë. Kjo ka bërë që shumë shkolla në zonat rurale të mbyllen. Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as shkolla e fshatit Kovashicë, në Njësinë administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë. Shkolla, që dikur gumuzhinte nga fëmijët, sot qëndron në heshtjen. Qamil Toçi, banor i Kovashicës, tregon se dikur kjo shkollë u rindërtua me urgjencë pasi u prish nga tërmeti i fuqishëm i 67-ës. Por pas viteve 90-të, sipas tij, numri i fëmijëve në fshat erdhi në rënie, duke bërë që para dy vitesh të mbyllej.

  Në fshat kanë mbetur shumë pak banorë, ç’ka ka bërë që sipas Toçit, të mbyllet jo vetëm shkolla por edhe objektet e kultit.

Banorët e mbetur ende në këtë fshat të Bulqizës nuk kanë mundësi për të siguruar shumë të ardhura, ndaj dhe shumë produkte bazike për tu ushqyer i marrin me listë në dyqanin e fshatit.