Në Komitetin Kombëtar të Sigurisë, Kryeministri Rama u shpreh se ende nuk ka asnjë rast të konstatuar me koronavirus në Shqipëri.

“Ende nuk kemi asnjë raste të konstatuar, por në linjë me OBSH, kemi kryer të gjitha hapat për të përgatitur përballjen me shfaqjen e mundshme të koronavirusit në territorin e Shqipërisë. Që nga rastet e para në Kinë, e gjithë bota hyri në një gjendje jo të zakonshme. Natyrisht, edhe ne menjëherë filluam kontaktet e domosdoshme dhe në një botë që është gjithmonë e më e vogël, për shkak të ndërveprimit, gjithkush është i ekspozuar ndaj riskut”, tha Rama.

Rama bëri të ditur se Spitali Infektiv, Senatoriumi dhe Kavalishenca në Durrës janë caktuar si vende për karantinë në rast të koronavirusin.

Më tej, Kryeministri bëri thirrje që të shmangen lajmet e rreme dhe paniku.