Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 663 numrin total të të prekurve, nga të cilët 27 persona kanë ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 385.