Autoritetet italiane, në kuadër të forcimit të masave kundër koronavirusit, kanë mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit.

Vendimi në fjalë vlen deri në mes të marsit. Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron që të tregohet kujdes.

“Askush nuk është imun, vdekshmëria e virusit është 3.4%, pra më e lartë se gripi”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë ngritur alarmin, ndërsa theksojnë se: “Jemi përballë një pandemie globale”. Kujtojmë se deri më tani në Itali 79 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që mbi 2500 të tjerë janë prekur.