Cmimi i naftës së papërpunuar është zhytur në nivele që nuk janë parë që nga 2002 pasi kërkesa ka rënë në mënyrë drastike pas kolapsit të krijuar nga pandemia koronavirusit.

Të hënën cmimi ra në 22.58 dollarë për fuçi, niveli i më i ulët që nga nëntori i vitit 2002.

Vetëm gjatë muajit mars, cmimi i naftës së papërpunuar ka rënë me më shumë se 50% pasi kompanitë ndërprenë ose mbyllën prodhimin.

Përveç rënies së kërkesës, një luftë çmimesh shpërtheu në fillim të këtij muaji midis Arabisë Saudite dhe Rusisë.

Kjo filloi kur Arabia Saudite nuk arriti të bindë Rusinë të mbështesë shkurtimet e prodhimit që ishin dakorduar me anëtarët e tjerë të grupit të prodhuesve të naftës të OPEC.

Vendimi erdhi ndërsa rafineritë në të gjithë botën po përpunojnë më pak naftë të papërpunuar. Kërkesa për transport është bllokuar nga linjat ajrore dhe pakësimi i makinave ndërsa vendet ndërmarrin masa më të ashpra për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.