Të paktën prej tre ditësh në Mat qarkullojnë hamendësime për të prekur nga Koronavirusi në disa zona, Xibër, Klos, Burrel apo fshatra të tjerë.

Të pyetur nga Mat Televizion drejtues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Mat thanë zyrtarisht se deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në të gjithë territorin e Matit. Ata apeluan nëpërmjet Mat Televizon të mos përhapet panik në komunitet pa një burim zyrtarë. Në rastin e parë që do të shfaqet institucionet përgjegjëse do ta bëjnë publike, pasi nuk ka asnjë arsye për ta fshehur.

Nisur nga situata e krijuar në vend Drejtues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Mat i bëjnë thirrje mbare opinionit publik të zbatojë me rigorozitet masat e higjenës vetjake, të minimizojnë në maksimum daljet në ambiente të mbipopulluara dhe për çdo rast të dyshimtë sipas simptomave të koronavirus, të telefonojnë në numrin 127. I gjithë personeli mjekësor në çdo qendër shëndetësore apo spitalin bashkiak është në gatishmëri të plotë dhe për çdo rast do informohet edhe publiku zyrtarisht.