Pasi humbën super talentin Xhuliano Skuka duket së Korabi do të humbasë një tjetër element tepër të rëndësishëm.
Është pikërisht ekipi nga kryeqyteti, Partizani të cilët kërkojne elementë nga Korabi.
Tek kryeqytetasit vazhdon puna për përforcimin e skuadrës. Drejtuesit përveç titullarëve, po mendojnë edhe për alternativat që do ketë në dispozicion trajneri Daja për të pasur një grup të plotë.
Në këtë situatë, sipas asaj që mësohet pranë klubit të kuq, kryeqytetasit janë në bisedime për afrimin e dy mbrojtësve.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut, Andi Hadroj të Bylisit dhe qendërmbrojtësin e Korabit Bekim Dida. Të dy këta lojtarë janë shumë afër Partizanit dhe në vazhdim pritet të mbyllet gjithçka.