Të mërkurën në ora 11.00 në ambjentet e bibliotekës së qytetit, pronë e Bashkisë Klos, u konstituua Këshilli i Bashkisë Klos. Kjo ndodhi pasi para godinës së Bashkisë Klos po zhvillohej protesta e PD e cila nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. I pranishëm në konstituimin e këshillit të ri të bashkisë Klos dhe më pas në betimin e kryebashkiakut Ilmi Hoxha, ishte i pranishëm edhe prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Me vota unanime, kryetare e Këshillit të Bashkisë Klos u zgjodh Valbona Kola.
Më pas, po në ambjetet e Bibliotekës së qytetit Klos u zhvillua edhe ceremonia e betimit të kryetarit të ri të Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha, i cili premtoi se do ta drejtojë Bashkinë Klos duke mos u ndikuar aspak nga bindjet politike.
Kujtojmë se Kryetari i ri Bashkisë Klos Ilmi Hoxha fitoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit në garë me kandidatin e pavarur Bedri Hoxha, ish deputet i PD dhe ish kryebashkiak i Klosit për dy mandate radhazi.