Është zhvilluar në Burrel konkursi “Fjala Artistike”-2024, mundësuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Mat. Në këtë konkurs morën pjesë nxënës nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë nga të gjitha shkollat e Matit. Konkursi u zhvillua për tre ditë me radhë ku nxënësit pjesmarrës konkuruan me poezi të përzgjedhura sipas dëshirës.

 Pas interpretimeve juria profesioniste zgjodhi edhe fituesit e këtij konkursi për të tre grupet konkuruese. Për klasat 4 dhe 5 ishin këto fitues: materiali më i mirë Megi Tusha – shkolla 9-vjeçare “Rexhep Kërtuta” Frankth, Noel Vani – shkolla e mesme e bashkuar “26 Korriku “ Bruç, me çmim të tretë Stejsi Kola – “Mustafa Gjestila” Burrel, Noelja Turiçi – “Ilia Qiqi”, Geart Isufi – “Ilia Qiqi”, në vendin e dytë Samanta Sulmeta – “31 Korriku”, Aleksandra Stana – “31 Korriku” dhe në vendin e parë Alerio Toçi – “31 Korriku”.

Për klasat 6 dhe 7 u shpallën këto fitues: materiali më i mirë Ajsi Koçi – shkolla “Ilia Qiqi “dhe Derla Kurti – “31 korriku”.  Në vendin e tretë Grejsi Pasha – “31 Korriku”, Hysen Neziri & Andi Lleshi – shkolla e mesme e bashkuar “26 Korriku “ Bruç dhe  Agnesa Bajrami – shkolla “Mustafa Gjestila”. Në vendin e dytë Anisa Lepuri – shkolla e mesme e bashkuar “Gjergj Kastrioti” Baz dhe Vazjana Gjestila – “26 Korriku” Bruç. Në vendin e parë Suri Gjinaj –“Ilia Qiqi” Burrel.

Për klasat 8 dhe 9 u shpallën këto fitues: materiali më i mirë: Akil Kurmeta – “Ilia Qiqi”, Emiljana Neziri – “26 Korriku” Bruç, dhe Urseda Varfi – “Mustafa Gjestila”. Në vendin e tretë: Enerda Kadiu – shkolla e mesme e bashkuar “Abdyrrahman Përmeti” Lis, Arsika Marku – “31 Korriku” Burrel dhe Ledjona Dobra – “Mustafa Gjestila”.

Në vendin e dytë Elmenisa Ahmetsulaj – “ 31 Korriku” dhe Elona Stana – “Mustafa Gjestila”. Vendin e parë e zunë Klea Neziri / Esta Lleshi / Amela Brahilika – shkolla e mesme e bashkuar “26 Korriku” Bruç. Certefikatat do ju dorëzohen drejtorive të shkollave me datë 15 Prill 2024, për t’ua shpërndarë nxënësve fitues.