Edhe këtë vit Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat në bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare të qytetit të Burrelit, mbështetur nga Bashkia Mat, zhvilloi koncertin instrumental me pjesmarrës fëmijë të moshave të ndryshme. Koncerti i mbajtur në ambjentet e pallaitit të kulturës Burrel, mori duartrokitjet e të pranishmëve në sallë. Fëmijët interpretuan në instrumenta moderne e tradicionale.
Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Artan Kurti tha se koncerti instrumental synon të afrojë dhe zbulojë talentet e muzikës.
Po në këtë koncert, intepretuan edhe instrumentistët e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, me mësues Mjeshtrin e Madh, Ymer Neli, të cilët do të marrin pjesë në festivalin e përvitshëm të instrumentistëve të vegjël popullor në Fushë-Arrëz.
Për të përshëndetur ishte grupi i valleve të përgatitura nga koreografi Enver Kurti.