Banorët e Komsisë të cilën në fund të javës së kaluar ishin në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Mat për problemin e lejes së dhënë në zonën e Qafshtamës për shfrytëzim të ish pikës së mermerit, kanë vënë në dijeni edhe prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Ky i fundit shprehet se për shqetësimin e banorëve të Komsisë është vënë në dijeni ministria e linjës.
Sipas Shehut banorët i janë shprehur ekzistojnë dy leje të dhëna, njëra për ish pikën e vjetër të shfrytëzimit të mineralit të gëlqerizuar dhe një tjetër leje me një sipërfaqe më të madhe.
Nga ana tjetër Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se problemi në fjalë do të ndiqet në vazhdimësi.