Ndeshja që do të luhet mbrëmjen e së premtes mes Çekisë dhe Shqipërisë, ka bërë që takimet javës së 8 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll të shtyhen. Kjo javë kishte rezervuar që Burreli të luante në transfertë ndaj ekipit të Apolonisë së Fierit por në datën paraprake të vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit kjo ndeshje do të luhet me datë 21 Tetor.
Kjo edhe për shkak se në mesin e javës së ardhshme do të luhen takimet e para për eleminatoret e kupës së Shqipërisë. Në turin e parë, Burreli do të presë në shtëpi ekipin e Sopotit.
Historia ka treguar se për Burrelin primare mbetet gara në kampionat, ndërsa nuk i është dhënë rëndësia maksimale garës për kupën e republikës, megjithëse situata mund të ndryshojë në varësi edhe të kundërshtarit.
Sa i përket garës në kategorinë e parë, Burreli qëndron i katërti në kuotën e 11 pikëve, ndërsa vendin e parë e mban Besa Kavajës me 19 pikë ndjekur nga Flamurtari e Vora me nga 18 pikë.