Kolegji Zgjedhor ka miratuar mandatet e këshilltarëve të Këshillit të Bashkisë Mat të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Mandatet e Këshillit i kaluan kolegjit zgjedhor pasi nuk morën votat e mjaftueshme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa Partia Socialiste i dërgoi në kolegj këshillat të cilët kanë nisur të aprovohen që nga e Hëna. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se tashmë me marrjen edhe të mandateve të këshillave, do të nisë edhe kostituimi i tyre dhe betimi i kryetarëve të rinj.

Nga ana tjetër Shehu tha se në Bashkitë që janë qeverisur nga e djathta nuk do të ketë largime masive nga puna, duke veçuar pozicionet politike.

Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe padinë e PS për miratimin e këshilltarëve të rinj të Këshillit të Bashkisë Klos këtë të premte.