Kolaudimi është heuqr nga lista e kontratave koncesionare të pëfshira në buxhetin e vitit 2022, të cilat mund të zhvillohen.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi se janë bërë ndryshime në vlera edhe në koncesionet e tjera. Rruga e Arbrit do të kushtojë 40.3 miliardë lekë, nga 45.6 që ishte parashikuar më parë.

 

“Në listën totale shtesë të koncesioneve të cilat mund të zhvillohen në 2022, kemi hequr koncesionin e kolaudimit, i cili është një fakt një shërbim që kryhet ng DPTRSH dhe ishte i mbetur aty prej vitesh. Kemi saktësuar shifrën e rrugës së Arbrit e cila në tabelën e mëparshme kishte një parashikim të vlerës së kostot deri në fund të projektit, pra është saktësuar vlera që është 40.3 mld lekë me TVSH.

Kemi bërë dhe disa saktësime në vlera të vogla në koncesionet e tjera, për aeroportin e Vlorës, për Triportin e Sarandës dhe Vlorës, si dhe për rrugën Milot – Fier, të gjitha këto e kanë zvogëluar vlerën totale të kontratave koncesionare që mund të fillojnë në 2022. Është një tabelë shtesë që nuk e prek buxhetin 2022. Vlera totale shkon ne 41.9 të PPP nga 45.6 që ishte në tabelën e mëparshme” deklaroi ministrja në Komisionin e Ekonomisë.