Kujdesi ndaj sistemit imunitar bëhet më i rëndësishëm se kurrë, teksa koronavirusi po përhapet në të gjithë botën.

Ekspertët na sugjerojnë se nuk duhet të nxitojmë për të blerë vitamina dhe medikamente për të rritur imunitetin. Në vend të tyre ata propozojnë disa këshilla:

Sa më pak stres 

Sa më shumë të stresoheni nga virusi, aq më shumë shtohet rreziku për tu prekur nga ai. Një mjek në Universitetin e Hopkins pohon se stresi mund të dëmtojë sistemin imunitar.

Bëni aktivitet fizik

Mjekët rekomandojnë 30 deri 60 minuta stërvitje në ditë. Në kushtet kur palestrat janë të mbyllura ecni nëpër shtëpi, ballkon, shkallë ose vraponi në oborr në rast se jetoni në shtëpi private.

Flini mjaftueshëm 

Për të rriturit rekomandohet gjashtë deri në tetë orë, ndërsa për fëmijët më shumë, në varësi të moshës së tyre.

Hani kos çdo ditë

Ndihmon për të mbështetur antitrupat që jetojnë në trupin tuaj, për të luftuar viruset. Ushqime të tjera që ndihmojnë në rritjen e imunitetit janë hudhra, qepa, xhinxheri, lakra turshi.

Kujdesuni për dietën ushqimore 

Ndiqni një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar, të mbushur me fruta dhe perime. Sigurohuni të merrni mjaftueshëm zink, vitaminë D dhe vitamina dhe minerale të tjera të rëndësishme. Duhet të konsumoni dhe manaferra, boronica, arra dhe fara të ndryshme. Minimizoni ushqimet me sheqer dhe yndyrna. Mos konsumoni alkool por pini shumë ujë.

Mos pini duhan

Duhanpirësit kanë një shkallë më të lartë të rrezikut për tu prekur nga koronavirusi.