Ekipi Burrelit dy vitet e fundit ka investuar shuma të mëdha në rrogat e portierëve të cilët duhet ti sillnin matjanëve eksperiencë por sollën vetëm zhgënjime. Fillimisht Bytyçi e pastaj Miraka nuk arritën të blindojnë portën e Burrelit duke mos u treguar kurrë deçisiv.
Sezonin e kaluar portieri i ri matjan Igli Koca arriti të parakalojë në preferencat e trajnerë të Burrelit Bytyçin dhe jua shpërbleu besimin duke treguar një formë mjaft të mirë edhe pse në moshë tepër të re.
E kur pritej që sezoni aktual Koca të konfirmohej si titullar duke pasur edhe më shumë eksperiencë ndryshe ndodhi.
Trajneri Nikaj i vuri kusht drejtuesve matjanë afrimin e portierit Miraka i cili përveç pagës së lartë kërkoi edhe para në dorë para firmës.
Miraka kurrë nuk u tregua deçisiv për matjanët por çuditërisht nuk e humbi besimin e trajnerit Nikaj i cili vijoj të mos i japë besim portierit Koca.
Performanca e dobët e Mirakë kulminoi në ndeshjen ndaj Dinamos ku në bashkëpunim me mbrojtësit pësoi gola lehtësisht të evitueshëm.
Pas largimit të Nikajt u largua Miraka dhe titullar u vendos Igli Koca i cili sërish tregoi formë të mirë duke ndihmuar ekipin sidomos në ndeshjen ndaj Korabit ku u tregua vendimtar me disa pritje spektakolare.
Cili do qoftë fati i matjanëve në fazën Play Off matjanët duket se e kanë siguruar të ardhmen e portës me të riun Koca.
Arlindo Vani Mattv.al