Fshatrat Kloskatund e Shëngjun në Klos u dëmtuan rëndë me ndërtimin e traverbankut. Burimet ujore në këto fshatra shterruan si pasojë e hapjes së tunelit nga Bulqiza deri në fshatin e tyre. Për pasojë prej dekadash banorët atje kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm e atë vaditës. Kloskatundi po braktiset dita ditës, e ndërsa ato banorë të mbetur aty, ndjehen të pashpresë se një ditë do të kenë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, apo ujë vaditës për tokat bujqësore që kanë mbetur djerr.
Një tjetër problematikë që ngrejnë banorët e kloskatundit është edhe infrastruktura rrugore. Sipas tyre, rruga që i lidh ato me rrugën nacionale është bërë gati e pakalueshme për automjetet e vogëla.