Qyteti i Klosit vijon të jetë pa një treg të gjësë së gjallë. Prej vitesh tashmë blektorët që mblidheshin tradicionalisht të dielave nuk kanë një hapsirë me kushtet e nevojshme për tregtimin e kafshëve të tyre. Ata vijojnë të përdorin të njëjtin ambjen, por në kushte shumë të vështira. Ndonëse shitja e mishit është e ulët, blektorët që kanë dalë për tregti në Klos shprehen se me rritjen e çmimeve të tjera, do të rritet edhe çmimi i mishit pasi kostoja shtohet akoma më shumë.

  Qyteti i Klosit vijon të mbledhë blektor nga i gjithë Mati çdo të dielë, por prishja e tregut të mëparshëm ka zbehur pazarin e së dielës në këtë qytet.