Ekipi i Klosit ka arritur të fitojë përballë Ilirisë së Fushë Krujës me rezultatin minimal 1 me 0. Klosjanët kanë shënuar golin e vetëm të kësaj sfide me Libohovën.

Tri pikët e kësaj mesjave e kanë çuar ekipin klosjan në kuotën e 10 pikëve, duke ju larguar fundit të tabelës me 4 vende.

Kujtojmë se një ditë më parë Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit i dha skuadrës së drejtuar nga tekniku Lulzim Kola tri pikë në tavolinë për ndeshjen ndaj Shënkollit të Lezhës. Kjo për faktin se lezhjanët kishin aktivizuar në lojë jo vetëm sportist të cilët ishin të dënuar, por edhe të pafederuar.

Ndryshe nga sezonet e kaluara Klosi lufton për mbijetesë e mesa duket nga rezultatet e fundit do tja arrijë.