Qytetarët e Klosit e kanë zbatuar edhe këtë të premte orarin e kufizimit të lëvizjes në qytet pas orës 10:00. Të gjitha rrugët janë të boshatisura dhe asnjë person nuk shihet të qarkullojë në këmbë.

Por banorët e zonave të largëta ngrejnë shqetësimin pasi nuk po mund të furnizohen me bazë ushqimore. Ndalimi i qarkullimit të mjeteve të transportit publik i ka detyruar banorët të lëvizin në këmbë, por koha e vendosur për kthim në banesë sipas tyre është e pamjaftueshme.

Ndërkohë shumë banorë të rrethinave të qendrave urbane i sheh teksa punojnë në tokat e tyre bujqësore.