Fenomeni i dëmtimit të kapakëve metalik të pusetave në rrugët e qyteteve është një fenomen që i prek të gjithë. Një situatë e tillë është edhe në rrugët e qytetit të Klosit. Një puestë e cila ndodhet në trotuar ngjitur me bibliotekën e qytetit të Klosit është kthyer në rrezik për kalimtarët.
Dëmtimi i kapakut të saj ka bërë që të gjithë qytetarët që kalojnë aty të rrezikojnë të biejnë brenda. Vetë qytetarët shprehen se më problem është gjatë natës. Ata thonë se më të rrezikuarit janë mosha e tretë dhe fëmijët.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e instancave përgjegjëse para se aty të shkaktohet ndonjë aksident.