Bashkia Klos vazhdon punë për rehabilitimin e rrugëve rurale në lagjen “Heti” në Gurrë të Madhe.

Lajmi bëhet i ditur nga bashkia Klos e cila njofton se, “ka përfunduar rehabilitimi i aksit të rrugës kryesore nga Shullmini fshati Mishtër deri tek lagjia  “Heti” në Gurrë të Madhe, si edhe lagjja “Gjoni” .

Gjithashtu janë rehabilituar edhe rrugët e dy lagjeve të tjera të fshatit Mishtër, të lagjes “Mëhall” dhe “Ahmetcani”.

Ndërkohë puna vijon për rehabilitimin e aksit kryesor në Gurrë të Madhe te lagjja “Muharremi”, dhe do të vazhdoje në lagjen ” Mustlela” .

Sektori i rrugëve rurale do të vijojë punën çdo ditë për të përfunduar sistemimin e rrugëve të Njësisë Administrative Gurrë, që më pas puna të vijojë edhe në njësitë e tjera ku ka problematika.