Fshati Plan i Bardhë është një ndër fshatrat e bashkisë Klos që po vuan më së shumti për ujin e pijshëm. 83-vjeçari, Abdi Kuka, banor i këtij fshati, thotë se Plani i Bardhë si në kohën e monizmit edhe sot, e ka mbushur ujin rreth dy orë larg në burimet të pakontrolluara dhe duke mbajtur radhë. Por një investim i Qeverisë shiptare ua ka kthyer shpresën banorëve të Planit të Bardhë se diçka mund të ndryshojë në këtë fshat, pasi rreth gjysma e punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit pothuajse ka përfunduar. I moshuari Abdi Kuka thotë se, nëse do të arrihet që ky ujë do të vijë në cesmat e banorëve të fshatit Plan i Bardhë, askush nuk do të lëvizë më nga ky fshat piktoresk, ndonëse pjesa më e madhe e banorëve janë larguar.

Rrjeti i ri i ujësjellësit që po ndërtohet në Bashkinë Klos parashikon furnizimin me ujë të pijshëm jo vetëm të fshatit Plan i Bardhë, por edhe të disa fshatrave të tjerë të kësaj bashkie.