Ndoënse kanë mbetur pak më shumë se 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor e 10 ditë nga nisja e procesit të përsëritjes së mësimeve që u zhvilluan online gjatë periudhës së pandemisë, Bashkia Klos vijon punën për përgatitjen e ambjenteve arsimore. Specialistët e Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve pranë Bashkisë Klos, po punojnë për riparimin e rrjetit elektrik, dyerve e dritareve si dhe për lyerjen e këtyre objekteve. Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve, Jetmir Dedolli tha se objektet do të jënë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor 2020 – 2021.

Ministria e Arsimit ka vendosur që mësimi për arsimin parauniversitar të nisë me 14 Shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar se si do të zhvillohet ai, në grupe të vogëla apo siç kanë qenë klasat më parë.