Bashkia e Klosit prej dy muajsh ka punuar intensivisht për riparimin e kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e saj.
Si rezultat i punës së kësaj bashkie janë vënë në funksion të gjitha kanalet vaditëse të njësive administrative.
Kanë përfunduar dhe janë vënë në funksion për vaditjen e tokave bujqësore kanalet vaditëse të fshatrave. U riparua dhe u vendos në funksion kanali i poshtëm i Fullqetit, i cili prej 4 vitesh ka qenë jashtë funksionit.
U krye riparimi dhe vënia në funksion të kanalit vaditës të Darsit, furnizmi me ujë vaditës për fshatrat Pleshë e Cerujë.
Janë drejt përfundimit kanalet vaditëse në fshatin Patin si dhe vënia në funksion e kanalit vaditës të fshatit Fshat.
U krye vënia në funksion të plotë i kanalit vaditës në fshatin Xibër Hane, vënia në funksion e të gjitha kanaleve vaditëse në fshatrat e Njësisë Administrative Suç, riparimi dhe vënia në funksion e kanaleve vaditëse të fshatrave Dom dhe Rripë, riparimi dhe vënia në funksion e kanaleve vaditëse në fshatrat Gurrë e Madhe dhe Gurrë e Vogël.
Gjatë sezonit vaditës do të bëhet monitorim i vazhdueshëm për mbarëvajtjen e procesit si dhe në raste defektesh do t’i jepet zgjidhje sa më e shpejtë nga ana e bashkisë.