Banorët e fshatit Fullqet në Bashkinë e Klosit kërkojnë ndërhyrje të pushtetit vendor për menaxhimin e ujit vaditës. Banorët shprehen se edhe pse kanë ujë vaditës, koha që qëndron në këtë fshat është e pamjaftueshme.
Ata kërkojnë që pushteti vendor të ndërhyjë dhe të marrë në dorën menaxhimin siduhet të vaditjes në fshatrat Fullqet e Bel. Sipas banorëve, prej shumë vitesh, ka përplasje mes fshatit Fullqet dhe Bel për kohën që duhet të mbajnë ujin vaditës.
Nga ana tjetër, banorët shprehen se të paktën këtë vit kanali vaditës është lëshuar më herët dhe se ka bërë që të mbejllat stinore të mos thahen nga temperaturat e larta, pasi janë vaditur.