Urat me shtresë dërrase vijojnë të jenë problematike pasi nuk resiztojnë gjatë dhe bëhen gati të pakalueshme. kjo është ura që lidh fshatin Dars me qytetin e Klosit e në të kalojnë çdo ditë me dhjetra mjete. Ura në fjalë ndodhet pranë urës me hark monument kulture i kategorisë së parë e njohur si “Ura e Halilajve”. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se shtresa prej dërrase është amortiuar shumë dhe se kalimi në të, duhet bërë me shumë kujdes, pasi rrezikon të çash gomat apo mjetet motorrike të ngecin në hapsirat boshe. Ata shprehen se megjithë ndërhyrjet e bashkisë, lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë mbi të, i dëmton sërisht dërrasat. Ata kërkojnë që të ndërhyhet sërish dhe se të merren masa për të ndaluar qarkullimin e mjeteve mbi tonazhin normal që të mos rrezikojë dëmtimin e shtresës prej dërrase. Ura tip bel e fshatit Dars është mënyra e vemte komunikuese e banorëve të këtij fshati, ndaj dhe apeli i tyre shkon për instancat përgjegjëse.