Rrugët rurale të paasfaltuara vijojnë të jenë problematike për shumë zona pasi nuk janë të qëndrueshme, megjithë ndërhyrjet që bëhen në to. Bashkia e Klosit ka bërë të mundur rehabilitimin e rrugës së fshatit Mishtër në Njësinë Administrative Gurrë, pasi ishte kthyer në gangrenë për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Banorët e këtij fshati thonë se për momentin është bërë një punë e mirë, pasi kalimi bëhet normalisht. Por mungesa e kanaleve kulluese anësore, rrezikon që sapo të nisin reshjet, rruga të kthehet në gjendjen e mëparshme. Ata kërkojnë që pushteti vendor medoemos duhej të kishte hapur kanalet kulluese pasi rënia e ujit në rrugë, largon zhavorin e hedhur. Po ashtu sipas banorëve në disa pika rruga duhet bërë të paktën me beton në mënyrë që të ketë qëndrueshmëri në çdo stinë.
Riparimi i rrugëve rurale të paasfaltuara është punë e vazhdueshme e pushtetit vendor, por situata për këto zona mbetet problematike.