Pak ditë më parë drejtues të mjeteve që lëviznin drejt fshatit të Kurdarisë, Skënderajt, apo Kurqeles ngritën shqetësimin e dëmtimit të rrugës kryesore deri në qendër të fshatit Kurdari. Kjo për shkak se pjesa anash asfaltit po gërryhej nga uji, duke sjellë edhe dëmtim të asfaltit në disa zona.
Por këtij shqetësimi i është përgjigjur Bashkia e Klosit e cila me anë të Drejtorisë së Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes së Rrugëve ka bërë të mundur që në pjesët më delicate të hedhë zhavor, duke mbushur hapsirat boshe të krijuara prej kohësh dhe që rrezikonin dëmtimin e asfaltit.
Segmenti më i dëmtuar i kësaj rruge është nga ajo nacionale në fshatin Suç deri në shesh teksa vijon për Kurdari.
Mbushja me zhavor e hapsirës së gërryer nga ujërat e shiut prej kohësh jo vetëm do të mbrojnë asfaltin por ju jep mundësinë edhe automjeteve të ndërrohen lehtë teksa lëvizin në drejtime të ndryshme.
Pjesa e asfaltuar e rrugës Suç – Kurdari është për kalimin e vetëm një mjeti, ndaj dhe hapsira anësore e saj është e rëndësishme për kalimin njëherësh të dy automjeteve që lëvizin në sense të ndryshme.