Kjo është shkolla 9-të vjeçare e fshatit Ketë në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Ky objekt është ndërtuar 8 vite më parë me një vlerë prej afro 300 milion lekësh të vjetra, ndërsa sot problemet në të janë krejtësisht të dukshme. Janë vetë banorët e zonës që denoncojnë gjendjen e mjerueshme të ambjenteve të jashtme të kësaj shkolle.
Banorët që kanë dërguar videot pranë redaksisë tonë shprehen se ndërhyrja e sijetshme e pushtetit vendor ka qenë tërësisht sipërfaqësore dhe se është mjaftuar vetëm me lyerjet e brendshme.
Shqetësuese për prindërit dhe banorët e fshatit janë ambjentet e jashtme. Porta hyrëse e shkollës është e prishur e gjitha, ndërsa shqetësues mbetet edhe rrethimi anësorë pasi hekurat rrezikojnë jetën e fëmijëve.
Një tjetër prboblem janë edhe muret anësore të shkollës ku rënia e suvatimeve po rrezikon jetën e nxënësve., ndërsa anën veriore të saj po e mbulojnë ferrat.
Prindërit e rreth 30 fëmijëve të arsimit parauniversitar 9-të vjeçar kërkojnë nga ana e pushtetit lokal marrjen e masave dhe ndërhyrje të menjëhershme në zgjidhjen e këtyre problemeve shqetësuese për fëmijët e tyre.