Shirat e rëna gjatë muajit Janar por edhe në fillim të këtij muaji kanë krijuar probleme të mëdha në infrastrukturën rurale. Rrugët e paasfaltuara në fshatra janë bërë gati të pakalueshme për shkak të dëmtimit që kanë pësuar si rezultat i reshjeve të shiut. E tillë është edhe rruga e lagjeve “Halilaj” e “Shkorsë” në fshatin Suç të Njësisë Administrative me të njëjtin emër në Bashkinë Klos. Banorët shprehen se prania e madhe e gropave e bën të pamundur që disa lloje mjetesh të qarkullojnë në këtë rrugë. Ata shprehen se zgjidhja e vetme mbetet që rruga të asfaltohet, një premtim që e kanë marrë prej 30 vitesh, por që askush nuk e ka mbajtur deri sot.
Nga ana tjetër, banorët shpresojnë që me përmirësimin e kushteve të motit, instancat përgjegjëse të ndërhyjnë edhe në rrugën e tyre, për ta bërë atë lehtësisht të kalueshme.

Share
Read more