Mungesa e ujit vaditës ka rritur sakrifiën e familjes Cukali nga fshati Kloskatund i Bashkisë së Klosit, të gjithë anëtarët e familjes janë angahuar në bujqësi duke mbjellë në serë perime të cilat i nxjerrin në treg më herët se ato të natyrës. Ndërkohë pasi del prodhimi, një prej pjestarëve del dhe i tregton në rrugën nacionale Klos – Bulqizë. Hajrulla Cukali shprehet se është rikthyer nga emigracioni me shpresën se do të punonte në vendlindjen e tij, por mungesa e ujit vaditës ka rritur sakrificën. Ai tregon se çohet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit dhe mbush me uji botin në lumin Mat që e përdor për vaditjen e serës. Kërkesa më e madhe e tyre është sigurimi i ujit vaditës. Vetë Hajrulla Cukali shprehet gjithashtu se instancat vendore e ato qëndrore nuk kanë bërë asnjë investim në fshat që nga rruga, sigurimi i ujit vaditës e atij të pijshëm.