Nuk ka zjarre, por shërbimi zjarrfikës në gadishmëri

Ndonëse ene nuk janë shfaqur zjarre në masivet pyjore në Bashkinë e Klosit, Shërbimi Zjarrfikës këtu është në gadishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë. Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini tha se mjeti zjarrfikës dhe personeli janë të gatshëm për të ndërhyrë në çdo lloj situate, megjithëse problem mbeten problem masivet pyjore ku mungon rruga automobilistike. Për të mos patur nevojë ndërhyrje të shërbimit zjarrfikës, zëvendëskryetari i Bashkisë së Klosit, Armand Gjini iu bëri apel banorëve të ruajnë masivet pyjore nga zjarrvëniet e qëllimshme.

Bashkia e Klosit u pajis me mjet zjarrfikës në fillim të vitit 2019, pasi nga ndarja administrative territoriale e vitit 2015, kjo bashki nuk e kishte një mjet të tillë e për pasojë në ndihmë i shkonin mjetet zjarrfikëse të Bashkive Mat e Bulqizë.