Familja Ymeri në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit së cilës ju dëmtua banesa dhe stalla e bagëtisë për shkak të vërshimit të ujërave të shiut, ka marrë reagimet e disa institucioneve. Vetë Kryefamiljari Hajredini thotë se kjo ndodhi për shkak se problemi u trajtua në Mat Televizion. Sipas Hajredinit pranë familjes së tij kanë shkuar përfaqësues të pushtetit vendor, të firmës që po ndërton rrugën e Arbrit, si dhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Familja Ymeri është në pritje të asaj çfarë do bëhet me të, pasi banesa rrezikon shembjen si pasojë e lëvizjes së tokës.

Banesa e familjes Ymeri, stalla e bagëtisë dhe toka bujqësore mësohet se u dëmtuan për shkak të ujërave të shiut që vinin nga rruga kryesore e fshatit. Ndërkohë banorët janë ankuar vazhdimisht që firma që po ndërton rrugën e arbrit të ketë dëmtuar trasenë e rrugës e kanalet anësore e për këtë Arsye, ujërat e shiut kanë vërshuar në banesën e familjes Ymeri.