Teprimi me ushqimin apo me pijet alkoolike ka bërë që disa qytetarë në bashkinë e Klosit t’i drejtohen qendrës shëndetësore gjatë festimit të natës së ndërrimit të viteve. Në urgjencën e Qendrës Shëndetësore Klos, gjatë natës së parë të këtij viti janë paraqitur 26 qytetarë për të marrë asistencë mjekësore për shkak të simptomave të helmimit. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Klos, Nexhmie Dedolli tha se kryesisht janë paraqitur raste me simptoma helmimi ku mbi 90% e tyre janë trajtuar aty dhe më pas janë larguar për në banesë. Po ashtu, Dedolli u shpreh se nuk ka patur raste të paraqitura nga dëmtime nga përdorimi i lëndëve piroteknike.

  Vetëm pak nga rastet me simptoma helmimi janë përcjellë nga Qendra Shëndetësore Klos për në spitalin e Burrelit, për shërbim mjekësor më të specializuar.