Zyrat e aplikimeve për dokumentët biometrike vijojnë të kenë radhw të gjata qytetarësh. Në zyrën e aplikimeve në Bashkinë Klos, qytetarët e mbajnë radhën që nga orët e para të mëngjesit. Dhjetra të moshuar qëndrojnë në pritje për disa orë me radhë, duke e bërë qëndrimin e tyre aty shumë të vështirë.

Vetë aplikantët thonë se numri i specialistëve për të aplikuar është i vogël duke mos përballuar fluksin. Po ashtu, shprehen se ka shkëputje të internetit herë pas here, duke lënë të moshuarit në pritje të gjatë.

Situata pritet të vështirësohet akoma më shumë në ditët në vijim, për shkak të afrimit të fundvitit që përkon edhe me skadimin e një numri shumë të madh kartash identiteti dhe pasaportash biometrike ë prodhuara në vitin 2009.