Rehabilitimi i plotë i rrugës Klos – Burrel ka zgjidhur përfundimisht probelemin e qarkullimit të mjeteve, por nga ana tjetër ka shtuar problematikën e rrezikut të aksidenteve pranë shkollave të këtij qyteti. Për shkak të këtij rikonstruksioni mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë që nga dalja e qytetit deri tek hyrja e gjimnazit “Shaban Çollaku”.
Qytetarët e Klosit ngrejnë shqetësimin e fëmijëve të shkollave pasi do të rrezikohen nga mjetet që lëvizin aty. Në rrugën kryesore nuk ka asnjë tabelë informuese për shkollat “Tahir Hoxha” e “Shaban Çollaku”, ndërsa qytetarët kërkojnë që jo vetëm të vendoset sinjalistika vertikale por të ndërtohen edhe pengesa shpejtësie në rrugë.