Ky vit ka qenë ndër vitet që frutikultura dhe vreshtaria kanë patur prodhime maksimale. Por ndryshe nga vitet e mëparshme ku fermerët ankoheshin për dëmtimin e prodhimit apo mungesën e tij, këtë vit ata po përballen me çmim të ulët në tregun e shitjes. Gjile Ademi, banore e fshatit Bejn në Bashkinë Klos ka disa dynym të mbjella me varietete të ndryshme të rrushit. Sipas saj, këtë vit prodhimi është maksimal por rrushi po kalbet në degë për shkak të çmimit të ulët në treg. Sipas saj, çmimi që shitet sot në tregun e shumicës rrushi, nuk mbulon as koston e shërbimeve që ka dashur deri në vjelje e koston e transportit për në tregun e Klosit, Burrelit apo Bulqizës.

Nisja e reshjeve të shirave ka bërë të mundur që rrushi i cili ende nuk është vjelë, të kalbet, duke shtuar akoma më shumë humbjet për fermeren Gjile Ademi.