Masivi pyjor me pishë nga Qafa e Buallit e deri në fshatin KlosKatund të Bashkisë së Klosit ka nisur të thahet. Shumë prej pishave janë tharë totalisht duke shkaktuar një dëm të madh ekionomik në këtë masiv pyjor. Specialistët e pyjeve dyshojnë se një ndër faktorët kryesor që ka çauar në tharjen e këtyre pemëve halore është edhe sëmundja e procesionares së pishës.
Edhe pse një pjesë e këtij masivi është trajtuar për pastrim mekanik rreth 3 vite më parë, situata vijon të mbetet problematike. Shumë pisha janë tharë totalisht pasi në to ishte shfaqur profesionarja. Përgjegjësi i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Klos, Roland Celami, tha se fillimisht specialistët do të vërtetojnë shkakun e vërtetë të tharjes e më pas do të veprohet për zgjidhjen e problemit.
Procesionarja është ndër problemet më të mëdha me të cilët po përballen masivet pyjore me pishë të zezë.