Që prej ditës së djeshme, fermerët që përdornin çdo të dielë tregun e gjësë së gjallë në Klos, nuk do të kenë më mundësinë të nxjerrin kafshët e tyre në pazar. Tregtarët e pakët që ishin të dielën në këtë treg, thanë se nuk janë njoftuar për asgjë dhe se nuk dinë se ku do të shesin në të ardhmen.

Ata u shprehën se prej 4 vitesh ju është premtuar ndërtimi i një thertoreje por nuk është realizuar, ndërsa tani atyre iu është shembur edhe tregu. Blektorët thanë gjithashtu se nuk kanë asnjë informacion se ku do të zhvendoset tregu i gjësë së gjallë, ndërsa iu duhet të kthejnë në shtëpi kafshët që i kishin nxjerrë për shitje.

Ndërkohë shqetësim kanë ngritur edhe drejtuesit e furngonëve të fshatrave ku shprehen se nuk kanë ku të parkojnë më mjetet e tyre.

Tregu i gjësë së gjallë në qytetin e Klosit prej dekadash zhvillohej çdo të dielë e në të mblidheshin blektor nga i gjithë Mati, madje edhe Bulqiza.