Prej afro një viti familjet e të cilave banesat ju dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit, jetojnë në çadër. E tillë është edhe familja Basi prej 13 anëtarësh nga fshati Plan i Bardhë i Bashkisë së Klosit. Banesa e kësaj familje u bë e pabanueshme nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Prej 11 muajsh ata jetojnë në këtë çadër, por edhe kjo ka dalë jashtë funksionit. E zonja e shtëpisë, Zile Basi thotë se çadra nuk e mban më shiun dhe gjithçka bije jashtë, bie edhe brenda. Ajo shprehet gjithashtu se ka frikë që edhe këtë dimër do të duhet ta kalojë në të njëjtat kushte, pasi nuk ka marrë as dëmshpërblim sipas vlerësimit që i është bërë nga ekspertët dhe as banesë të re diku tjetër. Nga ana tjetër, Zile Basi tregon se edhe orenditë shtëpijake po i dëmtohen nga uji që bie mbi to.
Qeveria e ka përqendruar vëmendjen në dy zonat që u shkaktuan dëmet më të mëdha nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa për familjet në zonat e tjera, ende nuk ka asnjë plan se çfarë do të bëjë me to.

Shiko edhe