Megjithëse është trajtuar si problematikë prej muaj, ku edhe vetë banorët e fshatit Kloskatund e ngritën si shqetësim, pijet jo alkolike të skaduara gjenden ende aty, në vendin e quajtur QafDushk pak metra larg rrugës nacionale.
Këto mbetje jo vetëm që nuk janë larguar nga këtu, por duket se janë zhvendosur. Meraku i banorëve të Kloskatundit ishte që fëmijët teksa shkonin me bagëti, mund t’i preknin ato.
Nuk dihet me siguri së çfarë ka ndodhur por një pjesë e shisheve me pije freskuese apo jo alkolike janë boshatisur.
Shumë të tjera janë ende në këtë vend dhe gjurmët njerëzore që kanë shkuar aty janë të freskëta. Madje disa nga shishet janë zhvendosur nga zona ku i kishte mbuluar zhavori. Ata kanë skaduar më shumë se një vit më parë.
Autoritetet për mbrojtjen e mjedisit apo ato vendore siduket jo vetëm që nuk kanë rënë në gjurmët e atij që i ka depozituar aty, por nuk kanë marrë mundimin as për t’i larguar.