Ndonëse është një qytet shumë i vogël për nga sipërfaqja, disa lagje të Klosit vijojnë të jenë të ndotura. Kjo ndodh edhe me lagjen pranë pazarit të gjësë së gjallë. Ndonëse ky vend nuk përdoret më si dikur, ai nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Në të gjithë hapsirën janë hedhur mbeturina pa kriter që nga ato të konsumit të përditshëm e deri tek inertet. Po ashtu, banorët ngrejnë shqetësimin edhe të infrastrukturës rrugore pasi në pak gjatësi që ka mbetur pa asfaltuar, rruga që të dërgon në fshatin Fullqet është e gjitha me gropa. Nga ana tjetër banorët shp[resojnë që edhe në këtë zonë të ndërhyhet ashtu siç është bërë me lagjet e tjera e sëfundmi me atë pranë Qendrës Shëndetësore Klos.