Aksi Skuraj – Peshkopi duke përjashtu segmentin nga Burreli në Klos, gjendet në të njëjtin situatë problematike. Amortizimi i këtij aksi është i dukshëm dhe i vështirë për drejtuesit e mjeteve. Në segmentin nga Maqellara deri në Klos, problemet janë të shumta si pasojë e pranisë së madhe të gropave. Mungesa e investimeve ka bërë që ato të kthehen jo vetëm në pengesë për lëvizjen lirshëm të automjeteve, por edhe në një rrezik për aksidente. Drejtuesit e mjeteve duhet ta zgjedhin mirë rrugën kur kalojnë në këtë aks, për të mos u përballur me pasojat e dëmtimit të automjetit, por nga ana tjetër mund të bëhen shkaktar për aksidente. Një tjetër problem i këtij aksi rrugor është edhe pjesa mes dy lagjeve të Bulqizës. riparimi i çedimit të karrexhatës është bërë vetëm me zhavor, i cili bëhet burim aksidenti sidomos për ato drejtues automjetesh që nuk e njohin mirë rrugën.