Dikur banorët e Klosit shfrytëzonin në masimum lumin Mat për tu freskuar në orët e nxehta të drekës gjatë stinës së verës. Por vitet e fundit numri i frekuentuesve ka ardhur në ulje, deri sa në lum nuk shkon asnjë person. E tillë është situata në afërsi të pazarit të gjësë së gjallë apo poshtë fshatit Fullqet.
Dikur kjo pjesë e lumit Mat shfrytëzohej në maksimum nga qytetarët, ndërsa sot asnjë nuk është aty. Banorët dhe kalimtarët e lidhin këtë problem me ndotjen e madhe që sipas tyre shkaktohet anash lumit. Sipas banorëve, hedhja e mbeturinave pa kriter, ka bërë që qytetarët të mos e frekuentojnë më. Por jë tjetër problem sipas banorëve është edhe punimet që bëhen në rrjedhën e lumit afër burimit, ku po ndërtohen HEC-e.
Banorët kërkojnë që të paktën mbeturinat të mos hidhen në lum, por atje ku e kanë vendin dhe lumi të kthehet në pritës të qytetarëve në ditët e nxehta të verës.