Banorët e lagjes “Duka” në fshatin rripë të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit vijojnë të vuajnë mungesën e një insfrastrukture rrugore të kalueshme në çdo stinë. Edhe pse tashmë jemi në stinën e verës, mjetet e kanë pothuajse të pamundur të ngjiten nga rruga e asfaltuar e deri tek banesat. Hanife Duka është një prej banorëve të kësaj lagjeje që ngre shqetësimin e rrugës. Ajo shprehet se për 30 vite, askush nuk mori mundimin për ta bërë këtë rrugë të kalueshme nga çdo mjet e në çdo stinë. Ajo shprehet se banorët nuk kërkojnë asfalt, por një infrastrukturë e cila bën të munduër që mjetet familjare të shkojnë pranë banesave, pasi janë një domosdoshmëri sidomos në rastet kur ka të sëmurë.
Terreni i pjerrët në të cilin kalon rruga e kësaj lagjeje e bën të pamundur qëndrueshmërinë, ndaj dhe për banorët, zgjidhja e vetme në disa segmente mbetet shtrimi me beton.