Rrugët e qytetit të Klosit janë pajisur me kosha të vegjël mbeturinash. Kjo nismë e Bashkisë Klos, vjen pas problematikës së krijuar në kohë me mbeturinat e konsumit të përditshëm që përfundonin në rrugë. Për ta zgjidhur këtë problem është bërë vendosja e koshave të vegjël në rrugët e qytetit për tju ardhur në ndihmë qytetarëve që mbeturinat e vogëla që prodhojnë gjatë ditës, t’i hedhin aty. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Klos, Jetmir Dedolli tha se ky investim pritet të ndikojë në një mjedis më të pastër. Po ashtu, Dedolli u shpreh se në vijim i gjithë pastrimi i territorit të Bashkisë Klos, do të bëhet nga kjo e fundit, ndaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve. Kjo bashki ofron shërbim të grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave në 30% të territorit të saj, vetëm në ato fshatra ku ka rrugë të asfaltuara. Njësia Xibër mbetet e vetmja që në të gjithë territorin e saj nuk e përfiton këtë shërbim.