Problemet me mungesën e sistemimit të ujërave të ndotura janë prezente në zonat rurale, ku krijojnë ndotje e shqetësime në komunitet. I tillë është edhe rasti i banorit Dashamir Shinjatari nga fshati Bejn i Bashkisë Klos. Ai shprehet se prej vitesh ujërat e zeza të lagjes ku banon, derdhen në tokat bujqësore tij duke u kthyer në burim infeksioni. Dashamiri tregon se për këtë i është drejtuar edhe bashkisë Klos, ndërsa Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar që ujërat e zeza të eleminohen nga aty pasi përbëjnë burim infeksioni.

Shinjatari shpreson që problemi i tij do të marrë zgjidhje dhe se ujërat e zeza të mos shkaktojnë më ndotje në tokat bujqësore të tij.