Kjo është banesa e familjes Fiku nga fshati Kloskatund i Bashkisë së Klosit në Mat. Banesa në fjalë është shkrumbuar nga flakët shtatorin e vitit të kaluar, ku është shkrumbuar gjithçka kishte brenda. Kryefamiljari Nerim Fiku thotë se zjarri dogji gjithçka duke shkaktuar një dëm ekonomik kolosal. Rastin ai e ka referuar në polici dhe kjo e fundit ka mbyllur hetimet. Sipas Fikut, policia i ka komunikuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe është vendosur nga një person me probleme të shëndetit mendor, por pa i dhënë emrin e tij. Nerim Fiku shton se personi në fjalë mund të vazhdojë të jetë rrezik jo vetëm për të por edhe për familje të tjera, ndaj dhe duhet që të dihet se kush është e të izolohet nga institucionet përgjegjëse sepse mund të rrezikojë jetë njerëzish.

Një tjetër problem i familjes Fiku është se nuk di nëse do të dëmshpërblehet për dëmin që i është shkaktuar.